Quinoa është një frut me shumë kalori e që kultivohet në fushat malore të rajonit jugo-amerikan të Andeve. Quinoa nuk i takon klasës së drithërave, në vend të kësaj, kjo është një frut me fara,
në të cilën kokrrat e saj trajtohen njëlloj sikur të bimëve tjera.
Bima quinoa arrin rreth 3-6 cm lartësi, me Ph neutrale, me lagështi dhe vend rëror. Kjo, megjithatë mund të lëulëzojë edhe në vende të vështira dhe rrethana jo të volitshme. Kultivohet si një nga kulturat kryesore në malësitë e Bolivisë, Perusë, Kili dhe Ekuadori. Në habitatin e saj natyral, quinoa fillon të lulëzozjë në korrik e cila më pas zhvillon farat ushqyese nga fundi i gushtit e deri në shtator. Fara e saj është rreth 2 mm në diametër, me ngjyrë rozë në të hirtë të lehtë, apo në të kaftë, varësisht nga lloji që kultivohet.
Përfitimet shëndetësore të quinoa-s
100 gr. quinoa ofrojnë rreth 368 kalori. Janë burim i shkëlqyer i energjisë si dhe përmbajtja e lartë kalorike e tyre mund të krahasohet me disa drithëra kryesore si gruri, orizi, misri etj.
Farat e quinoa-s mbajnë rreth 14-18 gr. proteina per 100 gr. ato përbëjnë pothuajse të gjitha aminoacidet esenciale të nevojshme për trupin e njejriut në përmasa të shkëlqyera.
Quinoa është një lëndë ushqyese pa gluten. Kokrrat e saj janë të pasur me fibra dietike në 100 gr. fara sigurohet 7 gr. e kërkesës së përditshme të fibrave.
Kokrrat quinoa janë me të vërtetë burime shumë të mira të vitaminave B-kompleks, acideve yndyrore, vitaminës E dhe acideve yndyrore esenciale, si linoleik dhe acidi alfa-linoleik. 100 gr. kokrra përmbajnë 184 mg apo 46% të nivelit të përditshëm.
Quinoa është burim i shkëlqyer i vitaminës A, folateve dhe antioksidanteve, të tilla si lutein, karoten etj. Këto funksionojnë edhe si antioksidantë të fuqishëm duke hequr radikalet e lira të dëmshme nga trupi, kësisoj duke mundësuar mbrojtjen e trupit nga kanceri, infeksioni, plakja dhe sëmundjet degjeneruese neurologjike.
Quinoa është një burim i shkëlqyer i mineraleve si hekuri, bakri, kaliumi, kalciumi, mangani dhe magnezi. Bakri është i nevojshëm për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Hekuri është i nevojshëm për formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Magnezi relakson enët e gjakut dhe ka efekte shëruese mbi depresionin dhe kokëdhimbjet. Zinku është një bashkë-faktor i shumë enzimeve që ndikojnë në rritje dhe zhvillim, prodhim të spermës, tretje dhe sintezën e acidit nukleik. Kaliumi është një komponent i rëndësishëm i qelizave dhe lëngjeve trupore që ndihmojnë në kontrollimin e rrahjeve të zemrës dhe presionin e gjakut. Mangani përdoret si bashkë-faktor i fuqishëm anti-oksidues.
Përzgjedhja dhe ruajtja
Kokrra e quinoa-s e papërpunuar ka një shtresë të trashë që duhet të hiqet para se të konsumohet. Kjo shtresë përmban komponime me vlera anti-ushqyese dhe ka një shije të hidhur. Kokrrat e quinoa-s janë në disponim në shumicën e dyqaneve.
Në shtëpi, lani me ujë të ftohtë dhe përsëritni procesin disa herë derisa sa pjesa e shkumëzuar të largohet para gatimit. Kjo përgatitet njëlloj si gatimet tjera të grurit, orizit apo drithërave tjera. Pas zierjes, farat e saj bëhen të buta, të tejdukshme dhe me shije shumë të këndshme.
Disa këshilla që mund të ju shërbejnë:
Përzierja e quinoa-s me shije tjera të drithërave si misri, gruri, tërshëra, pasuron cilësinë e përgjithshme të proteinave të ushqimit duke kompenzuar nivelin e kufizuar të aminoacideve të drithërave.
Tradicionalisht, banorët e Andeve kanë përdorur kokrrat e quinoa-s për të të përgatitur qull, supë, lloj mielli për bukë, polentë dhe pije jo-alkoolike të ftohtë.
Në pjesën tjetër të botës, kokrrat e quinoa-s përdoren në një numër të madh mënyrash si çdo kokërr tjetër e drithërave ëpr të bërë pilaf, qull, puding etj.
Mielli i saj mund të përdoret në mënyra të ndryshme për të bërë bukë, simite, ëmbëlsira, makarona, biskota etj.
Profili i sigurisë
Kokrrat e palara të quinoa-s përmbajnë një lloj komponimi të dëmshëm triterpenoid nga sipërfaqja e jashtme. Kjo përmbajtje ka shije të hidhur e cila nëse konsumohet rezulton në dhimbje stomaku, fryerje dhe diarre. Kjo sipërfaqe mbuluese e jashtme, natyrisht që mbron kokrrat e frutit nga insektet dhe zogjtë./boldnews.al