Kamomili Kavanoz

Vlerat qetësuese të kamomilit janë të pranuara gjërësisht. Ai qetëson nervat dhe muskujt e fytit dhe ju ndihmon të flini më mirë. E sjell gjumin sa hap e mbyll sytë.

Çaji i kamomilit dhe vajrat që kanë si përbërës këtë bimë përdoren gjerësisht për vetitë e tyre qetësuese.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, është provuar se përbërja kimike e kamomilit ka veti qetësuese.

Për një frymëmarrje më të qetë 

Nuk mund të themi se kamomili është një kurë për ftohjet, por ai mund të qetësojë ndjeshëm shqetësimet e shkaktuara nga simptomat.

Studime paraprake tregojnë se thithja e avullit që përmban ekstrakte kamomili zbut problemet e shkaktuara nga infeksioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Kamomili përmban elementë anti-inflamator, të cilat mund të shpjegojnë këtë efekt pozitiv.

Kundër Stresit

Konsumoni kamomil për të ulur nivelin e stresit. Kamomili përmban apigenin, një përbërës që ka efekte që luftojnë ankthin.

Një studim zbuloi se pacientët që përjetonin shpesh herë ankth treguan përmirësime nga marrja e çajit të kamomil.

Për sistem imunitar të fortë

Një studim i publikuar nga Revista e Kimisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, të cilit i referohet AgroWeb.org, doli në përfundimin se konsumimi i çajit të kamomilit rrit komplekset antibakterialë në trup.

Studiuesit mendojnë se kjo është arsyeja se pse konsumi i rregullt i kamomilit lufton ftohjet.

Kamomili ndër të tjera përdoret edhe për kurimin e dhimbjeve të stomakut.

Si Ta Përgatisni Çajin e Kamomilit me Mjaltë

  • Një lugë çaji kamomil i thatë
  • Një gotë ujë
  • Zieni ujin në një enë. Hiqeni nga zjarri ujin. Merrni një lugë çaji me lule kamomili dhe hidhini në enën me ujë të valuar.
  • Lërini përreth 15 minuta, kështu në saj të nxehtësisë lulet e kamomilit do të çlirojnë substancat e nevojshme tek uji.
  • Pasi t’i keni kulluar, i shtoni pak mjaltë e ta konsumoni 30-45 minuta para se të flini./AgroWeb.org

© Bumi shpk 2020

design by B2B.al

Press enter to search